Flash News

E-TJERA

Mandati i kaloi Klosit në minutat e fundit, kandidati i LSI-së: Ka patur më shumë fletë votimi se votues, është e verifikuar

Mandati i kaloi Klosit në minutat e fundit, kandidati i LSI-së: Ka

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur akuzat për tjetërsim rezultatit në minutat e fundit në Berat.

Sipas kandidatit për deputet në këtë qark, Ardit Çela, në kutinë e fundit ka patur më shumë vota sesa votues.

Ai u shpreh në një prononcim për News 24 se ka fakte që mandati i LSI-së është transferuar tek Partia Socialiste.

“Kur ato duhet të ishin të pavlefshme. Në të gjithë qarkun e Beratit, por dua të fokusohem në në 3 prej tyre ku janë mbushur kutitë dhe është e verifikuar nga grupet e numërimit dhe anëtarët e KZAZ ku pranohet qartë që në këto kuti ka patur më shumë fletë votimi se votues.

Nuk mund të ketë më shumë fletë votimi se votues. Dhunshëm këto fletë votimi janë quajtur të vlefshme dhe i kanë dhënë mandatin e pavlefshëm dikujt tjetër. Kushdo që ka kërkuar të tjetërsoj mandatin e LSI do të mbajë përgjegjësi.

Kjo që ju thoni është një konstatim i juaji dhe nuk është e rastësishme, këto janë çështje të dokumentuara dhe prezenca e fletëve të votimit më shumë se votues është e firmosur dhe e konstatuar”,- ka thënë ai.

Partia Socialiste ka marrë në këtë qark 5 mandate( i pesti i kaloi Blendi Klosit), PD-ja ka siguruar 2, ndërsa LSI nuk mori asnjë mandat, edhe pse deri drejt fundit të numërimit të kutive të votimit, kishte përparësi për 1 mandat.

Të fundit