Flash News

E-TJERA

Manipulimi i votave në Fier, Celibashi: Po përgatisim materialet kallëzuese për ata që kanë cënuar procesin zgjedhor

Manipulimi i votave në Fier, Celibashi: Po përgatisim materialet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u pyet në lidhje me denoncimet që Partia Demokratike ka bërë për qarkun e Fierit, për manipulimin e votave.

Sipas Celibashit vetë autoritetet e drejtësisë për disa raste kanë nisur hetimet, ndërsa u shpreh se KQZ në bazë të kodit zgjedhor po këqyr materialet zgjedhore dhe ka gati kallëzimin për ata komisionerë apo punonjës që kanë cënuar procesin zgjedhor.

Ata komisionerë që janë sot janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ, ata janë njerëz partiak. Vetë partitë në kërkesat që ata bënë pas mbylljes së procesit konfirmuan mungesën e besimit tek ata njerëz.

Ato pamje ndoshta nuk ka nevojë se mundet në ato pamje organet e ndjekjes penale të fillojnë  procesin penal dhe në disa raste mesa di unë kanë filluar.

Ne jemi në proces dhe sic e përcakton kodi zgjedhor do fillojmë procesion e këqyrjes së materialeve zgjedhore dhe do adresojë në organin e prokurorisë ato raste si të komisionerëve, të operatorevëe te PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit dhe dukshëm kanë kontribuar në cënimin e këtij procesi zgjedhor. Jemi duke përgatitur materialin përkatës kallëzues”, tha Celibashi.

Të fundit