Flash News

E-TJERA

Manjani: SHBA po negocion me Putin, këtu nuk ulen me Berishën se është “non grata”

Manjani: SHBA po negocion me Putin, këtu nuk ulen me Berishën se

Juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani deklaron se në Shqipëri ka mungesë serioze të dialogut politik.

Duke folur në Euronews Albania, ku tha se SHBA-të po negociojnë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të liruar disa të burgosur, ndërsa në Shqipëri nuk negociojnë maxhoranca me opozitën me argumentin se ish-kryeministri Sali Berisha është i shpallur “non grata”.

“Jemi në mungesë serioze të dialogut politik. Refuzojmë të merremi me thelbin e problemit. Themi jo është non grata jo…

E morët vesh ça kishte bërë Amerika mo, ishte duke negociuar me Putinin. Amerika që nuk negocion me terroristët, këta që të shpallin non grata.

Ishte duke negociuar si zonjë me Putinin për të liruar disa të burgosur. Ne tani që bëjmë më amerikanë se amerikanët themi jo ky është non grata ky, ja këpusim kot.

I mirë apo i keq vlla e ka votuar populli shqiptar dhe je i detyruar të bashkëpunosh me të”, tha Manjani.

 

Të fundit