Flash News

E-TJERA

Maratona e Ora News/ Rezultatet e zgjedhjeve nga ora 19:00

Maratona e Ora News/ Rezultatet e zgjedhjeve nga ora 19:00

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me rezultatin e zgjedhjeve në ekranin e Rtv Ora dhe Ora News para se ai të bëhet zyrtar.

Për të pestin vit që prej zgjedhjeve të 2009-ës Yldon Media Group në bashkëpunim me Antonio Noton zhvillojnë exit pollin e radhës, ku do të njohin shqiptarët me fituesit e këtyre zgjedhjeve. Ky sukses është rezultat i punës së organizatorëve të exit-pollit por edhe sigurisht i të rinjve, studentëve që do të jenë të dielën e 25 prillit thuajse pranë çdo qendre votimi në Shqipëri.

Do jenë moderatorët e Ora News Alfred Lela dhe Sonila Meço që nëpërmjet një maratone televizive nga ora 19:00 deri në orën 1:00 pas mesnate, nga e sotmja deri me 27 prill, me të ftuar të fushave të ndryshme do të analizojnë zgjedhjet hap pas hapi.

Ndër të ftuarit në studio por edhe në lidhje me skype për të diskutuar për zgjedhjet do jenë; Vehap Kola, Alfred Peza , Dritan Hila, Aleksander Cipa, Artan Hoxha, Gerti Bogdani, Gerti Shella, Erion Kristo, Dritan Hila, Beti Njuma, Elsa Ballauri, Gent Sejko, Alban Bala , Vehap Kola, Ergys Mertiri, Edmond Budina, Neritan Licaj, Adriana Kalaja, etj.

Të fundit