Flash News

E-TJERA

Maroku arrestoi vrasësin e Nikulajt, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi; praktika që mund të ndiqet

Maroku arrestoi vrasësin e Nikulajt, por Shqipëria nuk ka

Ruben Saraiva, protugezi i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, u arrestua dje në Rabat të Marokut. Ai u gjet i vetëm në një lokal në Rabat ku dyshohet se ka kaluar me dokumente false përmes Greqisë.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Marokun, çka vënë në vështirësi ekstradimin e Ruben Saraivës.

Interpol Maroku i ka dërguar autoriteteve shqiptare një mesazh ku kërkon informacion mbi arsyen e kërkesës për ekstradim dhe praktikën që do të ndiqet me portugezin.

"Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim", thuhet në mesazh.

Në mungesë të një marrëveshje ekstradimi, autoritetet kanë përdorur një tjetër praktikë, që është ajo reciprocitetit të ndërsjellë. Ky parim konsiston në shkëmbimin e Saraivës me ndonjë person të shpallur në kërkim nga Maroku që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

Të fundit