Flash News

E-TJERA

Maroku pranon kërkesën për ekstradimin e vrasësit të Ardian Nikulajt

Maroku pranon kërkesën për ekstradimin e vrasësit të

Maroku ka pranuar kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, i cili kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

Ruben Saraiva u arratis nga Shqipëria disa ditë pas vrasjes së biznesmenit Nikulaj, ndërkohë që pas disa javësh ai u kap në Marok, dhe tani pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë ku do ti caktohet dënimi.

Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.’- njofton policia.

Të fundit