Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon kërkesën e Bashës

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon

Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar kërkesën e grupit të Lulzim Bashës, për të rrëzuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët.

Gjykata Kushtetuese ktheu kërkesën e Lulzim Bashës për plotësim dokumentacioni, por pasi u dorëzua sërish në gjykatë, është vendosur që të mos legjitimohet dhe të mos merret në shqyrtim.

“Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje të Gjykatës në kuptim të nenit 134 pika 2 të Kushtetutës. Interesi quhet i justifikuar nëse arrin të provohet nga vetë partia politike se pasoja negative është e drejtpërdrejtë, reale dhe, sipas rastit, e lidhur ngushtë me funksionet e saj (shih vendimet nr. 28, datë 30.06.2021 të Gjykatës Kushtetuese)”, thuhet në njoftim.

Të fundit