Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për koalicionin, Fatmir Mediu nis takimin me Bashën

Marrëveshja për koalicionin, Fatmir Mediu nis takimin me Bashën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duket se ka nisur negociatat me Lulzim Bashën, pasi vetëm pak minuta më parë ka hyrë në selinë blu.

PR është në prag të firmosjes së marrëveshjes për të hyrë në koalicion me PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë që, Fatmir Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare, pasi nuk është rënë dakord për përfaqësinë e PR-së në lista.

Marrëveshja mes PD-së dhe partive aleate do të jetë e veçantë për çdo parti politike dhe për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, drafti që do të firmosin të dyja palët, PD dhe partia aleate, duhet të përmbajë edhe numrin se me sa kandidatë do të përfaqësohet secila parti aleate në listën e PD-së.

Të fundit