Flash News

E-TJERA

Masa e sigurisë për Ardian Çapjan, prokurorët mbërrijnë në QSUT

Masa e sigurisë për Ardian Çapjan, prokurorët
Ardian Çapja

Gjykata pritet të japë sot masën e sigurisë për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.

Prokurorët Ritvan Sukaj dhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi kanë mbërritur në QSUT ku pritet t’i jepet masa e sigurisë Ardjan Çapjas.

Ky i fundit u arrestua ditën e hënë dhe pak orë më pas shfaqi probleme kardiake, ndaj u dërgua me urgjencë në spital.

Çapja dyshohet se është porositësi i vrasjes babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri  në vitin 2012. Në nëntor të 2020-ës, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Të fundit