Flash News

E-TJERA

Masakra e Shkodrës, policia merr në pyetje Mustafa Licin, dyshohet se banesa e motrës së tij u përdor si bazë kriminale

Masakra e Shkodrës, policia merr në pyetje Mustafa Licin, dyshohet se

Policia e Shkodrës po rindërton me ndihmën e kamerave të sigurisë gjithë skemën e atentatit që tronditi qytetin, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në kuadër të hetimeve, oficerët kanë marrë në pyetje Mustafa Licin, pasi banesa që dyshohet të jetë përdorur si bazë kriminale rezulton në emër të motrës së tij. Lici ka deklaruar se e motra, e cila jeton jashtë vendit, e kishte dhënë shtëpinë me qira dhe ka shprehur gatishmërinë të dorëzojë kontratën e qirasë si provë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Bashkisë së Shkodrës, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç po pinin kafe. Ragip Gila hapi zjarr ndaj tyre, duke vrarë në vend Palin dhe plagosur rëndë Brajoviçin, i cili mori tre plumba dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga breshëria e plumbave u plagos edhe kamarierja 25-vjeçare, Meri Kaceri.

Ndërkohë, Liridon Kraja (Lushi), truproja i Brajoviçit, mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të motivit dhe të gjithë personave që mund të kenë ndihmuar autorin e dyshuar, Ragip Gila.

Të fundit