Flash News

E-TJERA

Masakra në Çeki, rrëfen studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet

Masakra në Çeki, rrëfen studenti shqiptar në Pragë:

Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë. Me 14 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, Praga e Çekisë u bë kryelajm.

Këtë ngjarje, studenti shqiptar në këtë universitet në Pragë, Romario Zoga, e përshkroi si shokuese dhe se nuk gjen fjalë për ta përshkruar.

Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga për Klan Kosova.

Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në Universitetin Charles në Pragë.

Viktimat e sulmit të djeshëm u nderuan sot nga studentë e profesorë, të cilëve iu bashkua edhe kryeministri çek e diplomatë të tjerë.

 

 

Të fundit