Flash News

E-TJERA

Masakra në Shkodër, në kërkim anëtari i grupit Liçi, Barush Bregu dyshohet se siguroi municionet

Masakra në Shkodër, në kërkim anëtari i grupit

Një ditë pas masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe të plagosur dy të tjerë, Policia shpalli në kërkim 39-vjeçarin Barush Bregu, i njohur edhe si Bajram Bregu, anëtar i grupit kriminal Liçi. Autoritetet dyshojnë se Bregu i ka siguruar armët autorit të ngjarjes, Ragip Gila.

Bregu është një emër i njohur për policinë shkodrane, me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe të dhunës, duke përfshirë përfshirje në vrasje për llogari të grupit Liçi. Ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush në vitin 2012.

Autoritetet e konsiderojnë gjithashtu të dyshuar për ngjarje të tjera të rënda kriminale në qarkun Shkodër, përfshirë trafikun e drogës.

Në maj 2019, Bregu u arrestua në Tiranë për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në një aksion më parë të RENEA-s, pas vrasjes së Fatbardh Licit, iu gjet një armë zjarri automatike me gjurmë të gishtave të tij.

Gjatë operacionit të vitit 2019 u arrestua edhe Bajram Çekorja, i cili e kishte ndihmuar Bregun të fshihej. Autoritetet vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit