Flash News

E-TJERA

Masakra në Shkodër, Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristian Kolën

Masakra në Shkodër, Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristian

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar dyshime të forta se dy ngjarjet e rënda në Shkodër – vrasja e Kristian Kolës dhe atentati i 8 shtatorit ku u vranë Armando Pali e Liridon Kraja dhe u plagosën dy persona të tjerë – mund të kenë të njëjtin autor.

Ragip Gila u arrestua menjëherë pas atentatit të datës 8 shtator. Ai dyshohet të ketë qenë përgjegjës për vrasjet e Armando Palit dhe Liridon Krajës, si dhe plagosjen e Erogen Vaso Brajoviç dhe kamarieres me iniciale M.K.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ekzistojnë provë të forta që lidhin Gilën edhe me vrasjen e Kristian Kolës, por detajet specifike nuk bëhen publike për shkak të sekretit hetimor. Hetuesit theksojnë se në të dyja atentatet autori ka vepruar njësoj: ka përdorur motorin dhe ka qenë i maskuar me skafandër.

Pritet që të kryhet një ekspertizë e dytë e motorit që u përdor në vrasjen e Kristian Kolës dhe më pas u gjet i djegur. Gjurmët e ADN-së që do të përftohen do të krahasohen me ato të Ragip Gilës për të konfirmuar lidhjen.

Të fundit