Flash News

E-TJERA

Masakroi kunatën në Paskuqan, gjykata jep vendimin për Erdet Çapokun

Masakroi kunatën në Paskuqan, gjykata jep vendimin për Erdet
Foto Ilustruese/ Në të majtë, viktima Enkeleda Çapoku, dhe djathtas autori i vrasjes, Erdet Çapoku

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Erdet Çapokun, i cili vrau me thikë kunatën e tij 9 muaj më parë në zonën e Paskuqanit.

Erdet Çapoku u shpallë fajtor nën akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”, pa të drejtën e përfitimit të uljes së dënimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, ku ajo jetonte vetëm me vajzën e mitur pasi bashkëshorti i saj ndodhej në burg.

34-vjeçari ka shkuar në banesën e kunatës dhe pasi ka shqyer derën është futur në dhomën e gjumit të viktimës, aty ku ka kryer dhe aktin makabër. Erdeti fillimisht e ka goditur me levë Enkeledën dhe pasi e ka lënë pa ndjenja, e ka prerë me thikë në fytyrë dhe damarët e dorës, duke e lënë të vdekur.

Enkeleda Çapoku kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje pasi prej disa kohësh kunati e gjurmonte, i bënte foto dhe video dhe e kërcënonte. Nga frika ajo mbante në shtëpi edhe nënën e saj e cila gjithashtu mori plagë gjatë ngjarjes.

Erdet Çapoku e pranoi krimin dhe shfaqi pendesë. Ai pohoi se e kishte marrë inat kunatën në momentin që e kishte kallëzuar në polici dhe se ajo nuk tregonte respekt për sakrificat që ai kishte bërë për të.

“Unë kisha investuar tërë lekët e mia për të rritur mbesën dhe të ushqehej Enkeleda. Sa herë që ajo më kërkonte lekë, unë ia jepja dhe shkoja mirë me të, por pasi ajo u betua se do më fuste në burg, edhe unë u betova që ta vrisja sepse më kishte marrë tërë lekët e punës sime. Nuk kisha asnjë faj’, tha Çapoku. 

Të fundit