Flash News

E-TJERA

“Masat e reja po diskriminojnë fenë katolike”, Rakacolli i përgjigjet George Frendos

“Masat e reja po diskriminojnë fenë katolike”, Rakacolli i
Mira Rakacolli

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur letrës së Imzot George Frendos lidhur me kufizimin e orarit të lëvizjes ditën e kremtimit të Krishtlindjeve.

Ajo mohoi që vendimi të jetë diskriminues, ndërsa tha se nuk kishin patur dijeni për përshatjen e orareve që është bërë nga kisha katolike. Rakacolli tha në “Abcneës” se kërkesa do të shqyrtohet, por nuk mundi të japë një përgjigje nëse do të ketë ndryshim.

Gjithashtu theksoi se qëllimi i vetëm i këtij vendimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

“Nuk do thoja që ai ka bërë një ankimim. Ai ka bërë një letër ku ka vënë në vëmendje kufizimin deri në orën 22:00. Ai ka shkruar një letër. Njoftim është. Nuk është diskriminues.

Kisha Katolike ka bërë një punë të mirë gjatë pandemisë. Ne nuk kemi qenë në dijeni të këtij përshtatje që i është bërë kremtimit të krishtlindjeve. Ne nuk kemi qenë në dijeni të vendimit për kremtimin. Do ta shohim. Nuk e di nëse mund të ketë një ndryshim“, tha Rakacolli.

Rakacolli u shpreh se vendimi nuk ka për qëllim të diskriminojë festën e të krishterëve apo ortodoksëve por të mbrojë shëndetin duke qenë se në periudhë festash qytetarët janë të prirur të grumbullohen”, deklaroi Rakacolli.

Të fundit