Flash News

E-TJERA

Mashtrimet me kriptomonedhat në Fier, kush është çifti që drejtonte grupin - EMRAT

Mashtrimet me kriptomonedhat në Fier, kush është çifti

Çifti Ereledio dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç, janë dy personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Xuex”, që ka si objektiv goditjen e skemave piramidale online.

Sipas raportimeve në media, ata dyshohet se kanë pasur rol kryesor në organizimin e mashtrimeve me investime fiktive përmes platformës “Xuex”.

Në pranga ka rënë edhe motra e Ereledios, Brunilda Todi, 38 vjeçe nga Divjaka, e cila akuzohet për përfshirje në skemë.

Përveç saj, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë.

Arbër Çela, 38 vjeç

Emanuel Taullau, 21 vjeç

Flavio Mukaj, 23 vjeç

Marius Kodra, 28 vjeç

Brunilda Ndini, 38 vjeçe

Sipas hetimeve, të ndaluarit rekrutonin qytetarë dhe i bindnin të investonin në platformën piramidale, duke përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme.

Të fundit