Flash News
Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
Përgjimet e Ndragheta-s, reagon ambasadori italian në Tiranë: Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit e korrupsionit
Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: Nëntë viktima, mes tyre edhe një 29-vjeçar; Mbi 500 raste të reja
Moderna: Vaksina funksionon edhe kundër varianteve të reja të Covid-19
Mashtroi se ishte infermiere dhe mori 8 mln lekë, Prokuroria kërkon burg; Avokatët: Nuk është në gjendje të mirë psikologjike

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për sanitaren Tire Alldervishi. Kjo e fundit mashtroi se ishte infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe i mori vajzës së një prej pacienteve 8 milionë lekë.
Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin, teksa prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë.
Avokatët e Tire Alldervishit kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi në seancën e sotme, me afat 1-mujor.
Avokatet kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe se ka qenë e prekur me COVID-19, teksa kanë paralajmëruar prova që japin një tjetër tablo.
“Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”, deklaruan avokatët.
Ajo u arrestua një ditë më parë. Pas denoncimit që u bë nga vajza e të ndjerës në emisionin investigativ “Stop”. Tire Alldervishi i është prezantuar si infermiere, shtetases E.S, ndërkohë që punonte si sanitare. Përmes mashtrimit ajo i ka zhvatur një shumë prej 8 milionë lekësh vajzes se re ne këmbim të shërbimit për nënën e saj të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila ka ndërruar jetë.
Ditari politik





Të fundit

25 Prilli/ Kadilli: Ka parehati brenda opozitës, ku duhet të kandidojë Berisha
25 Janar 2021, 23:11




Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
25 Janar 2021, 22:19

Kënga për Erdoganin, Jazexhi: Porosi e Ramës, jemi popull servil
25 Janar 2021, 21:53

E çajmë rrugën e historisë me … gërrnetë
25 Janar 2021, 21:33

Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
25 Janar 2021, 20:56
Para se të flisni me dikë, merrni parasysh çfarë shenje horoskopi ka
25 Janar 2021, 20:47


Përse Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani
25 Janar 2021, 19:59


Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi
25 Janar 2021, 19:12
Qëllohet me pesë plumba i riu shqiptar në Greqi, detajet e para
25 Janar 2021, 18:53

Borrell: Bashkëpunimi mes BE dhe SHBA do të sjellë rezultate në Ballkan
25 Janar 2021, 18:35
