Flash News

E-TJERA

Mashtronin të huajt/ Goditet Call-Centeri në Korçë, dy të arrestuar

Mashtronin të huajt/ Goditet Call-Centeri në Korçë, dy

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe K. F., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë.

Gjithashtu janë Sekuestruar 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe të punësimit të paligjshëm.

Mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë, vihen në pranga 2 shtetas.

Në subjektin tregtar të përshtatur për këtë veprimtarinë kriminale, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas.

Sekuestrohen 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kriptonite”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë;

-K. F., 29 vjeç, banues në Korçë.

 

Të fundit