Flash News

E-TJERA

Masakra me 15 viktima në Pragë, ministri i jashtëm: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Masakra me 15 viktima në Pragë, ministri i jashtëm: Nuk ka

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për masakrën e ndodhur ditën e sotme n Universitetin e Pragës, ku një student hapi zjarr duke vrarë 15 persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka konfirmuar se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për shqiptarë të lënduar nga sulmi.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”, shkruan Hasani në një postim në rrjetin social “X”.



 

 

Të fundit