Flash News

E-TJERA

Mattarella: Shqipëria e ka vendin në BE. Europa jo e plotë pa Ballkanin

Mattarella: Shqipëria e ka vendin në BE. Europa jo e plotë pa

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u shpreh se Shqiëpria dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Europian. Kështu deklaroi ai në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar Bajram Begaj.

“Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian! Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces integrimi”, tha Metarella.

Ai foli edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike. Mattarella deklaroi se sipërmarrja italiane është e gatshme të shtojë bashkëpunimin në vendin tone, por është në pritje të rregullimit të situatës nga qeveria shqiptare.

“Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjik të rëndësishëm, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modern kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit tanë janë gati të bashkëpunojnë sipas pikave që do paraqesë qeveria shqiptare. Përsa i përket Italisë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Ballkan”, tha Matarella.

 

Të fundit