Flash News

E-TJERA

Mbahen nesër në TKOB homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit

Mbahen nesër në TKOB homazhet në nder të Dhimitër

Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të panteonit të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Homazhet për Anagnostin do të mbahen nesër në TKOB nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Dhimitër Anagnosti numëron në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Ai ishte i martuar me aktoren e madhe Roza Anagnosti, me të cilën ndau jo vetëm jetën, por edhe pasionin për artin në skenë.

 

Të fundit