Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 40,800 doza nga AstraZeneca, Manastirliu: Priten të vijnë mbi 250,000 vaksina

Mbërrijnë 40,800 doza nga AstraZeneca, Manastirliu: Priten të
Foto ilustruese

Në vendin tonë mbërritën pasiditen e sotme 40,800 doza nga AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax. Disa ditë më parë qeveria njoftoi se do në fundjavë do të vinin 90 mijë e 800 vaksina nga AstraZeneca.

Deri në këto momente në Shqipëri kanë ardhur mbi 400 mijë vaksina në total.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në aeroportin e Rinasit, ku priti sasinë e vaksinave. Ajo tha se ditët në vijim priten edhe mbi 250,000 vaksina. 

Ajo bëri me dije se qeveria ka parapaguar për sigurimin e mbi 1 milionë vaksinave. Manastirliu tha se, duke filluar nga dita e nesërme e gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Sinovac.

"Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine, kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe do vijojmë këtë proces derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Presim nesër edhe 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZeneca, gjithashtu nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina të Sinovac dhe gjithashtu 8120 vaksina të Pfizerit", u shpreh  Manastirliu.

Ajo tha se në fund të prillit do të jenë rreth 700 mijë vaksina të mbërritura, ndërsa në fund të majit 500 mijë të vaksinuar. Që prej nisjes së procesit, në total janë vaksinuar mbi 314 mijë qytetarë.

Të fundit