Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajmi është komunikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes Facebook, ku shkruan se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike.

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, shkruan kryeministri.

 

Të fundit