Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Shqipëri 9360 doza të vaksinës Pfizer, si do të përdoren  

Mbërrijnë në Shqipëri 9360 doza të vaksinës

Ka mbërritur në mbrëmje në Aeroportin "Nënë Tereza" dërgesa e radhës nga kompania Pfizer, me 9360 doza të  vaksinës antivCOVID. Sasitë e vaksinave të ndara në dy kuti janë janë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Manastirliu tha se do vijohet me rivaksinimin dhe do të përmbyllet pjesa e parë e vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe për të moshuarit +80 vjeç.

"Sot kemi edhe 9360 doza, të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përmbyllim gjithë pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, edhe për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë. Nga ana tjetër, prej muajit Prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës, dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç, për ta shtrirë edhe në grupmoshat e tjera", tha Manastirliu.

 Nga ana tjetër, javës që shkoi në vendin tonë kanë mbërritur edhe 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca.

Autoritetet thanë se me këto vaksina do të vaksinohen mësuesit, mirëpo ndërsa Shqipëria ka nisur vaksinimin në qytete të ndryshme, disa shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së kësaj kompanie.

Shqipëria ka nisur vaksinimin anti-COVID prej fillimit të muajit janar, por shifrat e viktimave dhe rasteve me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta.  

 

Të fundit