Flash News

E-TJERA

Mbështesnin militantët iranianë të mërguar, Facebook ndalon trollet shqiptare

Mbështesnin militantët iranianë të mërguar, Facebook
Foto ilustruese

Facebook mbylli më shumë se 1.000 llogari të rreme në mars. Qindra prej tyre ishin të lidhura me një "troll farm" (një grupim njerëzish që bëjnë meme në internet dhe që kërkojnë të ndërhyjnë në mendimet politike dhe vendimmarrjen) në Shqipëri.

Llogaritë e rreme e kishin origjinën nga shumë vende si Irani, Spanja, Meksika, Argjentina, Egjipti, Izraeli, Gjeorgjia, etj.

Kompania vëren se shumica e këtyre llogarive nuk ishin të suksesshme dhe shumë prej tyre u hoqën para se të grumbullonin një numër të madh ndjekësish.

Facebook gjithashtu detajoi hetimin  për trollet në Shqipëri, ku evidentoi 128 llogari në Facebook dhe 146 faqe në Instagram. Kompania tha se këto llogari lidheshin me një grup iranian në mërgim që tani është i vendosur në Shqipëri. Llogaritë e rreme "shënjestruan kryesisht Iranin dhe gjithashtu audiencat globale me përmbajtje në lidhje me Iranin", dhe "bënë përpjekje të veçantë" për të joshur ndjekësit e saj në faqet e internetit të lidhura me grupet militante.

Llogaritë kishin fituar rreth 9,000 ndjekës në Facebook dhe 112,000 në Instagram. Facebook thotë se llogaritë ishin "më aktive" në 2017, por ai konstatoi rritje të tyre edhe në gjysmën e dytë të vitit që lamë pas.

Kompania ka evidentuar se aktiviteti vinte nga një vend i vetëm. Një zyrtar i lartë i Facebook, tha se të gjitha postimet kryesishin në mënyrë periodike, kryesisht në mëngjes dhe mbrëmje.

Të fundit