Flash News

E-TJERA

Mbeti i plagosur një minator, procedohen brigadieri dhe inxhinieri i minierës në Bulqizë

Mbeti i plagosur një minator, procedohen brigadieri dhe inxhinieri i

Policia ka nisur procedim penal për brigadierin dhe inxhinierin e një miniere në Bulqizë, ku mbeti i plagosur disa ditë më parë një minator.

B.Çupi, 66 vjeç dhe A.Halili, 67 vjeç, sipas policisë, dyshohet se nuk respektonin rregullat e punës dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin teknik të galerisë.

“Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin dhe inxhinierin e një subjekti minerar.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për dy shtetas.

Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Çupi, 66 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier;

A.Halili, 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit