Flash News

E-TJERA

Mbi dy orë kontrolle në Surrel, çfarë gjeti policia në vilën e Vis Martinajt

Mbi dy orë kontrolle në Surrel, çfarë gjeti policia

Ka përfunduar kontrolli në vilën e Ervis Martinajt në Surrel. Forcat Speciale FNSH zhvilluan prej më shumë se dy orësh kontrolle të imtësishme në banesë.

Mësohet se gjatë operacionit nuk ka pasur asnjë familjar në banesën e Martinajt. Policia dhe Prokuroria kanë sekuestruar disa dokumente të cilat do të verifikohen nëse iu shërbejnë ose jo hetimeve.

Kontrolli në banesën e Martinajt u krye me urdhët të SPAK.

I pari që njoftoi për aksionin që po zhvillohej në Surrel, vetëm disa metra larg banesës së kryeministrit Rama, ishte gazetari Artan Hoxha.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkroi se kontrolli po bëhej prej më shumë se dy orësh dhe burime pranë operacionit pohojnë se është në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të Nuredin Dumanit.

Disa javë më parë u zhvilluan kontrolle në banesat e dy xhaxhallarëve të Martinajt në Fushë-Kuqe ku u sekuestrua armë dhe municione luftarake, por nuk pati të arrestuar.  

Të fundit