Flash News

E-TJERA

Mblidhet sot Këshilli i Ministrave, Rama firmos shkarkimin e Veliajt

Mblidhet sot Këshilli i Ministrave, Rama firmos shkarkimin e Veliajt

Këtë të enjte, në orën 12:00, Këshilli i Ministrave do të zhvillojë mbledhjen për të përfunduar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Këshilli Bashkiak i Tiranës e shkarkoi Veliajn më 23 shtator, me 50 vota pro. Pavarësisht se Veliaj bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se dëshironte të ishte prezent, nuk u konstatua një kërkesë zyrtare drejtuar organeve kompetente të drejtësisë.

Demokratët ishin të vetmit që mbështetën prezencën e Veliajt, duke argumentuar se ai duhet të ballafaqohej me akuzat për abuzime gjatë drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit.

Megjithatë, mbledhja u zhvillua pa Veliajn. Anëtarët socialistë argumentuan se ky hap është i nevojshëm për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka kapluar kryeqytetin pas arrestimit të tij.

Të fundit