Flash News

E-TJERA

"Mbreti është i lirë"/ Arratiset nga qendra e rehabilitimit trafikanti shqiptar i kokainës në Itali

"Mbreti është i lirë"/ Arratiset nga qendra e

Dorian Petoku, i dënuar me 12 vite burg për përfshirje në trafikun e drogës është arratisur nga një qendër rehabilitimi ku ndodhej në Itali.

Dorian Petoku, i cilësuar si anëtar i grupit kriminal "Ponte Milvio", me veprim në Romë dhe i dënuar me 12 vite burg në kuadër të operacionit "Grande Raçordo Anulare" është arratisur javën e kaluar.

Sipas mediave italiane Petoku është arratisur gjatë javës së kaluar nga qendra e rehabilitimin në Nola, Napoli.Gjithshtu mediat e huaja e quajnë Petokun "mbreti" i narkos. 

Petoku u ekstradua nga Shqipëria me kërkesë të palës italiane. Dorian Petoku, i lindur në Lezhë i datëlindjes 1988, është kushëriri i Arben Zogut, një nga emrat më të njohur të narkotrafikut roman e krimit të organizuar në kryeqytetin italian.

Të fundit