Flash News

E-TJERA

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim, teksa Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

 E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që sipas hetimeve iu rrit vlera 10-fish në mënyrë fiktive.

Gjithsej, bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Të fundit