Flash News

E-TJERA

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa vota ka marrë secili prej tyre

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa

Për shkak se Kukësi ka vetëm 3 mandate, numërimi mbaron më shpejt se në asnjë qark tjetër. Ka përfunduar dhe numërimi në për kandidatët ku tashmë dihet saktësisht se sa vota kanë marrë secili prej kandidatëve për deputet, ku kryeson PD-ja me dy mandate dhe PS me 1 mandat.

Kandidati i parë i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha ka marrë një numër të konsiderueshëm votash prej 9159 votash, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota dhe Shyrete Koka me 3622 vota, por e cila nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetes.

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa

Ndërkohë, nga PS-ja, e para e listës e cila ka siguruar dhe mandatin e deputetes për në Kuvendin e Shqipërisë, Gerta Duraku, ka marrë 5368 vota, e ndjekur nga numri 2 i listës, aktori Petrit Malaj me 3666 vota por që nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit. Ndërsa i treti në listë, Halim Dauti ka marrë 2059 vota.

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa

Kandidatët e PSD-së, kanë marrë këto vota:

Raimond Dogjani 79 vota
Rubin Omuri 18 vota
Albiona Thaçi 3 vota

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa

Kandidatët e LSI-së, kanë marrë këto vota:

Erblin Bulica 18 vota,
Fiqirete Çelaj 2 vota
Arbër Arifaj 2 vota

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Kukësit, sa

Në këtë qark, PD-AN kanë marrë 62.27% të votave, PS-ja 35.84% të votave, PSD-ja 0.47%, LSI-ja 0.17%.

Të fundit