Flash News

E-TJERA

Mbyllet protesta e opozitës, por forcat e policisë “nuk lëshojnë” godinën e kryeministrisë

Mbyllet protesta e opozitës, por forcat e policisë “nuk

Ka përfunduar protesta e opozitës e mbajtur përballë kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ në Tiranë.

Deputetët dhe qytetarët e mbledhur që në orën 17. 30tashmë janë larguar, ndërsa një kordon me efektivë të policisë dhe FNSH-së kanë qëndruar përballë godinës, duke pritur të largohen të gjithë pjesëmarrësit në protestë.

Protesta ishte e qetë, me përjashtim të një momenti kur pas përfundimit të fjalës online të kreut të PD, Sali Berisha, disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë, duke shkaktuar vatra të vogla zjarri.

Pas këtij incidenti, mësohet se janë shoqëruar nga policia disa persona.

 

Të fundit