Flash News

E-TJERA

Mbyllet protesta për 7-vjeçaren, qytetarët rikthehen në shesh të hënën

Mbyllet protesta për 7-vjeçaren, qytetarët rikthehen në

Pas mbylljes së protestës për 7-vjeçaren e cila humbi jetën në Himarë pas goditjes nga skafi, qytetarët njoftuan se do të mblidhen sërish në shesh të hënën në orën 19:00.

Ata i dhanë ultimatum kryeministrit Edi Rama që deri ditën e hënë të ketë shkarkuar dy ministrat, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në të kundërt, protestuesit paralajmëruan protesta të tjera deri në vendosjen e drejtësisë për Jonadën.  

Jonada Avdiu humbi jetën tragjikisht teksa qëndronte në bregun e detit në Potam të Himarës. Skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase e goditi për vdekje 7-vjeçaren e cila bashkë me të atin qëndronte në breg.

Tase do të përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje”, vendim ky i marrë nga Prokuroria e Vlorës pas dëshmive të marra nga pushuesit dhe rishikimit të kamerave të sigurisë. Sipas grupit hetimor, Tase ishte paralajmëruar nga pushuesit për të mos kryes manovra të rrezikshme në det, çka rezultoi fatale për 7-vjeçaren.

Të fundit