Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbyllja e Albanologjisë qokë për Gjinushin? Gazetarja “zë ngushtë” Kushin

Mbyllja e Albanologjisë qokë për Gjinushin? Gazetarja

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi sot mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave.

Kushi renditi një sërë problematikash, që sipas saj ishin gjetje nga një grup pune i ngritur nga MAS. Teksa Kushi prezantoi raportet, gazetarja e Abc News Esiona Konomi i është drejtuar me një pyetje që e zuri disi ngushtë Kushin.

Gazetarja e pyeti nëse shkrirja e Albanologjisë sihte qokë për Skënder Gjinushin, ndërsa Kushi tha se nuk flisnin me emra të përveçëm, porn ë emër të institucioneve.

“Vendimi i KM nuk merret me emra të përveçëm. Akademia drejtohet nga Gjinushi me vendim të Asamblesë, sepse ka një ligj. Nesër mund të drejtohet nga drejtori. Ne nuk merremi me emra personale. Ne merremi me institucione. Këto deklarata që i bëtë qoka njërit apo tjetrit besoj s’kanë nevojë për komente”, tha Kushi.

Të fundit