Flash News

E-TJERA

Humbin jetën dy pushues në plazhin e Velipojës, detajet

Humbin jetën dy pushues në plazhin e Velipojës, detajet

Policia e Shkodrës ka njoftuar për dy ngjarje të rënda të ndodhura ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, ku dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar, një 72-vjeçar nga Kosova, Z. J., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur po dje, në të njëjtin plazh. Shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtyre ngjarjeve, ndërsa u bën thirrje pushuesve për kujdes të shtuar, veçanërisht në temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Të fundit