Flash News

E-TJERA

Mbytet në kanalin e hidrocentralit 38-vjeçari në Sarandë

Mbytet në kanalin e hidrocentralit 38-vjeçari në Sarandë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Sarandë.

Sipas policisë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, A. M., 38 vjeç, banues i zonës. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit