Flash News

E-TJERA

Mbytet në plazhin e Durrësit 16-vjeçari

Mbytet në plazhin e Durrësit 16-vjeçari
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Durrësit. Një djalë i mitur është mbytur teksa ishte duke u larë në det. 

Viktima është identifikuar si E. V., 16 vjeç dhe sipas Policisë, dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale.

"Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Të fundit