Flash News

E-TJERA

E paralajmëroi "Politiko": McGonigal në bisedime për të pranuar fajin, gjykata me urdhër të ri

E paralajmëroi "Politiko": McGonigal në bisedime për

Ish-zyrtari  i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është në bisedime për t’u deklaruar fajtor për akuzat në lidhje me punën që ai dyshohet se ka bërë për një oligark rus.

Gjykatësja Jennifer Reardon, e cila është duke mbikëqyrur çështjen, publikoi ​​një urdhër të hënën duke treguar se ajo ishte informuar se McGonigal “mund të dëshirojë të ndryshojë deklaratën e fajësisë”. Gjykatësja vendosi një procedim për pranimin e fajësisë për javën e ardhshme.

McGonigal u akuzua për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

Oleg Deripaska u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Në të njëjtën ditë, McGonigal u akuzua për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Lidhur me çështjen e Shqipërisë, javën e kaluar në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq.

Ndërkohë 2 dit më parë "Politiko.al", raportoi se afera Rama-McGonigal kishte mbërritur në Kongresin Amerikan dhe se ish-agjenti e ka pranuar fajin për akuzat e ngritura ndaj tij

 

 

Të fundit