Flash News

E-TJERA

Me firmën e Ramës, të enjten Erion Veliaj shkarkohet zyrtyarisht

Me firmën e Ramës, të enjten Erion Veliaj shkarkohet zyrtyarisht

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Mbledhja mbahet të enjten ku pritet edhe te shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak munguan 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.

 

Të fundit