Flash News

E-TJERA

Me ftesë të Sylvinhos, Cristian Shpendi mbërrin në Kombëtare

 

Me ftesë të Sylvinhos, Cristian Shpendi mbërrin në

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet e muajit shtator, në Malaga të Spanjës.

Lista e kombëtares ka pësuar ndryshime dhe në kushte të tilla, trajneri Sylvinho është detyruar të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.

Kanë mbërritur gjatë ditës edhe Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.

Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00.

Të fundit