All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Me pranga dhe i rrethuar me efektivë, pamjet kur Veliaj hyn në furgonin e policisë

All - Paragraf - 1

Me pranga dhe i rrethuar me efektivë, pamjet kur Veliaj hyn në

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrtoi sot ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij muajin e kaluar.

All - Paragraf - 3

Avokatët e tij kërkuan lirimin e kryebashkiakut, ndërkohë që prokurorët e çështjes, mësohet të kenë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burgim, duke deklaruar se kanë siguruar prova të reja.

Pasdite vonë, Gjykata vendosi të ndërpresë sencën dhe vijimin e saj ditën e nesërme. Ndaj, mediat e pranishme që prej orëve të para të ditës së sotme kanë kapur momentin kur Veliaj shoqërohetr i rrethuar nga efektivët e shumtë për në furgonin e policisë, ku u transportua për në qelitë e paraburgimit në Durrës.

Seanca ndaj tij është shtyrë për nesër në orën 12:30 pasi SPAK ka paraqitur prova të reja kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në zyrën e tij, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njejta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Të fundit