Flash News

E-TJERA

“Më qëlluan poshtë shtëpisë”, çfarë i tha Lorenc Kosta kolegut pas plagosjes

“Më qëlluan poshtë shtëpisë”,

Kolegu i punës së Lorenc Kostës ka dëshmuar para uniformave blu se si e mësoi plagosjen e inxhinierit.

Ai ka treguar se Kosta e ka telefonuar dhe i ka thënë se e kishin qëlluar poshtë shtëpisë. Kur kishte mbërritur në vendngjarje, Kosta i ka rrëfyer se e kishte ndaluar Erjon Goxhara dhe i kishte kërkuar të sqaroheshin, por pas kësaj e kishte qëlluar me armë.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë”, thuhet në dosjen hetimore.

Të fundit