Flash News

E-TJERA

Me shi dhe reshje bore, si parashikohet moti sot

Me shi dhe reshje bore, si parashikohet moti sot

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të behen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera - herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 9°C
në zonat e ulëta -4 deri 12 °C
në zonat bregdetare 4 deri 15 °C

Të fundit