Flash News

E-TJERA

“Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’”/ Banorja tregon ç’ndodhi në takimin me Ramën: U përplasëm me Maznikun

“Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë

Një prej banoreve që ka marrë pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama ka treguar se ka pasur përplasje me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Maznikun.

Ky i fundit është thirru nga Rama për të marrë pjesë në takim. Ajo tregon se është fyer nga Mazniku, ndërsa shton se nuk iu është dhënë shpresë se do të marrin atë që u takon nga shembja e shtëpive.

Banorja ka thënë për mediat se tentoi që ta regjistronte takimin, por nuk është lejuar nga truprojat.

“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka treguar banorja.

 

Të fundit