Flash News

E-TJERA

“Më verbove”, si nisi sherri që çoi në vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi?

“Më verbove”, si nisi sherri që çoi në vrasjen

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në Tepelenë.

Autori i dyshuar, Kamber Sulçja, ka qenë duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen, siç raporton gazetarja Klodiana Lala.

Më pas, në vendin e quajtur Lluf, ai shkëmbehet me një tjetër mjet ku udhëtonte Gazmend Braçi dhe tre shokët e tij, me të cilët debaton, për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj.

Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën dhe autori i ka ndjekur nga pas.

Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ka lënë automjeti. Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me Sarchin, me të cilin po darkonin.

Kur kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar biznesmenin italian me një plumb në kofshë.

15 minuta autori nuk i kanë lënë të largohen pasi qëllonte drejt dhe më pas autori është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë.

 

Të fundit