Flash News

E-TJERA

Me votat e socialistëve, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për Butrintin

Me votat e socialistëve, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u mblodh ku u shqyrtua edhe dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Me votat e maxhorancës, komisioni vendosi të rrëzojë dekretin e Metës, duke bërë kështu që ligji tashmë të kalojë për miratim në Ministrinë e Financave dhe më pas në Kuvend.

Ndërkohë socialistët refuzuan që pjesë e seancës të ishte edhe Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit. Në një video të publikuar nga anëtari i aleancës Aulon Kalaja shihet teksa një pjesë debatojnë me kryetarin e komisionit Eduard Shalsi.

 

Të fundit