Flash News

E-TJERA

Me vranësira në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

Me vranësira në pjesën më të madhe të vendit,

Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.

Pas mesditës, pritet zhvillim i vranësirave në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm, megjithëse vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, reshje priten lokalisht në ekstremin Jugor dhe zonat Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes,por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

 

Të fundit