Flash News

E-TJERA

Mediat gjermane pasqyrojnë protestën e djeshme të opozitës: Trazira gjatë demonstratës antiqeveritare

Mediat gjermane pasqyrojnë protestën e djeshme të opozitës:

Protesta e djeshme e opozitës në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat gjermane.

Ata sot raportojnë për tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë tubimit.

Deutschlandfunk shkruan për përleshjet që shpërthyen gjatë demonstratës kundër qeverisë, ndërsa DerStandard thekson thirrjen e kreut të Partisë Demokratike për bashkim kundër qeverisë.

Edhe Frankfurter Allgemeine pasqyron trazirat dhe dhunën që shoqëroi tubimin, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për shkak të krizës politike dhe pakënaqësisë qytetare.

Deutschlandfunk shkruan: Përleshje me policinë në demonstratën e opozitës në Tiranë
Përleshjet shpërthyen mbrëmë gjatë një demonstrate kundër qeverisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

DerStandard shkruan: Kreu i Partisë Demokratike të krahut të djathtë u bëri thirrje njerëzve të "bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri"

Franfurter Allgemeine shkruan: Trazira gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri

Të fundit