Flash News

E-TJERA

Mediat serbe shkruajnë për vizitën e kryeministrit në Kosovë: Rama sulmoi Serbinë nga Prishtina

Mediat serbe shkruajnë për vizitën e kryeministrit në

Pas takimit me homologun Albin Kurti, mediat serbe shkruajnë se kryeministri Edi Rama sulmoi Serbinë nga Prishtina. Ato shkruajnë se Rama akuzoi Serbinë se "po bën manovra teatrale në veri të Kosovës".

Gjithashtu evidentojnë deklaratën e Ramës se Kosova iu ka paguar edhe energjinë elektrike serbëve që jetojnë në territorin e saj.

b92 evidenton dhe të tjera deklarata të Ramës, i cili mbështeti Kosovën dhe i kërkoi Serbisë të tërhiqet.

Prej një javë pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë të bllokuara, pasi kjo e fundit kundërshtoi vendimin e reciprocitetit të targave.

Të fundit