Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Mediat sociale: vija midis seleksionimit të materialit dhe censurës po zbehet gjithnjë e më shumë
Gjatë fazave të para të funksionimit të mediave sociale përzgjedhja dhe redaktimi (moderimi) i përmbajtjes së mediave sociale kryhej zakonisht nga përdorues, redaktorë vullnetarë, ose secila kompani e përpunonte vetë materialin e saj. Në ditët e sotme, liria e fjalës në mediat sociale po i nënshtrohet një sistemi kompleks të administrimit dhe redaktimit të informacionit. Një pjesë e mirë e debatit publik po kontrollohet dhe rregullohet nga korporata private.
Për të diskutuar në lidhje me këtë temë komplekse biseduam me Jillian C. York, Drejtore për Lirinë Ndërkombëtare të Shprehjes në Fondacionin e Hapësirës së Re Elektronike (Electronic Frontier Foundation - EFF). York ka folur mbi këtë temë edhe gjatë një seminari në internet (uebinar) rreth zhvillimeve të fundit dhe prirjeve në fushën e edukimit mbi median, në kuadër të projektit Media për Qytetarët – Qytetarët për Median (Media for Citizens – Citizens for Media) të zhvilluar me anëtarët e rrjetit SEENPM në Ballkanin Perëndimor.
· Çfarë nënkuptojmë me moderim të përmbajtjes në ditët e sotme?
Moderimi i përmbajtjes është një proces i përdorur nga kompanitë e teknologjisë së informacionit për të administruar përmbajtjen mediatike — postime, imazhe, video, etj — që përdoruesit postojnë në platformat e tyre. Kjo realizohet nëpërmjet një sërë metodash, që nga punësimi i moderatorëve të përmbajtjes, kontrolli dhe rishikimi i materialeve që raportohen nga përdoruesit për shkelje të rregullave të një platforme, e deri te përdorimi i algoritmeve dhe automatizimit për të kufizuar përhapjen e llojeve të caktuara të përmbajtjes, si pornografia apo terrorizmi. Po kështu, edhe qeveritë kërkojnë të ndërhyjnë në rrjedhën e informacionit në rrugë zyrtare ose informale (pa kaluar nëpër sistemin e drejtësisë) – dhe kjo kryhet nëpëmjet proceseve të përmendura më lart, por redaktimi i informacionit mund të kryhet edhe nga ekipe të posaçme që analizojnë vendimet dhe dokumentet e lëshuara nga gjykatat apo forcat e zbatimit të ligjit.
· A mund të na jepni ndonjë shembull të procedurave të përdorura nga SH.B.A., BE, apo vende të tjera?
Vende të ndryshme i aplikojnë kufizimet në përmbajtje në mënyra të ndryshme. Për shembull, Gjermania ka miratuar një ligj - Për Funksionimin e Rrjeteve (NetzDG) - që i detyron kompanitë që të kufizojnë aksesin në përmbajtje të paligjshme në territorin e vendit brenda 24 orëve nga raportimi i shkeljes. Vende të tjera, duke përfshirë edhe qeveri më pak demokratike si Turqia, kanë miratuar ligje të ngjashme gjatë viteve të fundit.
Në Shtetet e Bashkuara, qeveria ka më pak liri veprimi në marrjen e masave për të kufizuar aksesin në informacion, por një ligj i miratuar në vitin 2018 i quajtur SESTA-FOSTA ka ndikuar në kufizimin e informacionit që përdoruesit mund të hedhin në internet. Ligji ka për qëllim që të ndalojë aktivitetin e trafikimit seksual në internet, por kjo ka detyruar kompani të ndryshme që të kufizojnë gjithnjë e më shumë publikimin e materialeve me përmbajtje seksuale dhe lakuriqësi, nga frika e shkeljes së ligjit.
Në vende të tjera, veçanërisht në shtete më autoritare, ekziston prirja që t’i kërkohet kompanive që të heqin materiale nga faqet e internetit, ose të kufizojnë aksesin në përmbajtje online në nivel lokal. Në disa vende kjo arrihet me vendim gjykate ose me urdhër të organeve të rendit, por në shtete të tjera kompanitë e internetit i nënshtrohen presioneve të ndryshme për t'i detyruar që të marrin masa, dhe nganjëherë ato kërcënohen edhe me bllokimin e faqeve të tyre në zona të caktuara, nëse nuk bien dakord me kërkesën e autoriteteve.
· A mund të na thoni diçka në lidhje me moderimin bashkëkohor të përmbajtjes, kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes, ekstremizmin, sulmet dhe ngacmimet personale, ose dezinformimin? Ku është kufiri midis moderimit dhe censurës?
Dallimi midis moderimit dhe censurës po zbehet gjithnjë e më shumë. Ndonëse kompanitë amerikane kanë të drejtë, sipas amendamentit të parë të kushtetutës të SH.B.A.-së, që të vendosin kufizime mbi lloje të ndryshme të shprehjes si ta gjykojnë të arsyeshme, gjatë viteve të fundit ato kanë kaluar nga promovimi i lirisë së shprehjes në vendosjen e kufizimeve gjithnjë e më shumta mbi atë që njerëzit mund të thonë dhe të bëjnë. Kjo vjen pjesërisht si pasojë e ndryshimit të normave të shprehjes, por janë vendosur edhe një sërë rregullash të tjera si rezultat i presionit nga jashtë, si nga publiku ashtu dhe nga qeveritë.
Po kështu, kompanitë amerikane mbrohen nga përgjegjësia ligjore për (pjesën më të madhe) të vendimeve që lidhen me publikimin e informacionit, me një ligj që zakonisht njihet me emrin "Kapitulli 230" ose "CDA 230". Siqoqoftë, atyre u kërkohet me ligj që të heqin përmbajtje të paligjshme mediatike, siç janë imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve.
Në Shtetet e Bashkuara nuk ka një përkufizim ligjor të "gjuhës së urrejtjes." Për pasojë, këto kompani e përcaktojnë vetë se çfarë përbën gjuhë urrejtjeje, ndërsa duket se këto vendime merren në varësi të situatave të caktuara, dhe rregullat ndryshojnë shpesh nga njwri-tjetri. Problemi me moderimin e gjuhës së urrejtjes është se, edhe kur përkufizimet janë të qarta, është jashtëzakonisht e vështirë që të përcaktosh me saktësi shkeljen e normave të shprehjes, ndërsa programet kompjuterike nuk arrijnë dot që të analizojnë nuancat gjuhësore dhe letrare. Për këto arsye, kufizimet mbi gjuhën e urrejtjes mund të rezultojnë edhe në bllokimin apo heqjen e materialeve që nuk përmbajnë shprehje të urrejtjes - veçanërisht kur bëhet fjalë për satirë, komedi, dhe replika.
Situata paraqitet disi më ndryshe kur kemi të bëjmë me ekstremizëm, por edhe në këtë rast hasen probleme. Në Shtetet e Bashkuara ka ligje që ndalojnë publikimin e materialeve në platforma nga grupe të huaja që konsiderohen nga Departamenti i Shtetit si organizata terroriste. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për ekstremizmin e brendshëm nuk ekzistojnë kufizime të tilla, kështu që edhe në këtë rast kompanitë e kanë në dorë vetë që të vendosin se cilat janë grupe ekstremiste. Edhe në këto raste, presioni nga faktorë të jashtëm (nganjëherë edhe të brendshëm) mund të rezultojë në marrjen e vendime që varen nga situata e momentit.
· Sipas mendimit tuaj, cilat procedura transparence mund të funksionojnë më mirë kur bëhet fjalë për moderimin e përmbajtjes?
Ka një sërë hapash që duhet të ndërmerren nga kompanitë private, por që janë lënë në harresë. Së pari, ato duhet të botojnë informacione mbi numrin dhe përqindjen e gabimeve në moderimin e përmbajtjes, që përdoruesit të dinë se sa gabime bëhen në kategori të ndryshme të platformës. Gjithashtu, ato duhet t'u japin përdoruesve informacion të hollësishëm rreth rregullave që kanë shkelur dhe cilat janë pasojat - si dhe procedurën e rishikimit të vendimit kur mendohet se mund të jetë bërë ndonjë gabim.
Po kështu, kompanive po u kërkohet gjithnjë e më shumë që të jenë transparente në lidhje me informacione të tilla, si numri i moderatorëve që punojnë për një materiale nga një gjuhë, vend ose rajon i caktuar.
Të gjitha këto elemente janë të rëndësishme, dhe mendoj se kompanitë duhet të dedikojnë më shumë fonde dhe punë për t'i realizuar këto hapa.
· Çfarë masash po ndërmerren aktualisht për të rregulluar funksionimin e platformave të mëdha ndërkombëtare?
Ka një sërë iniciativash në disa shtete nëpër botë për të rregulluar funksionimin e platformave në internet, madje shumë prej tyre janë mjaft shqetësuese (si ligjet e reja në Turqi dhe Indi), por dua të ndalem mbi dy iniciativa kryesore.
E para është në Shtetet e Bashkuara, ku janë hartuar disa projektligje në lidhje me reduktimin e nivelit të mbrojtjes nga përgjegjësia ligjore që sigurohet nga Kapitulli 230. Këto iniciativa ligjore ndryshojnë disi nga njëra-tjetra, por të gjitha synojnë që t’i detyrojnë kompanitë që të mbajnë përgjegjësi ligjore për përmbajtjen e postuar nga përdoruesit e tyre. Disa nga këto përpjekje mbështeten nga Facebook, dhe kjo është diçka shqetësuese, pasi një kompani si Facebook ka burime të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha kërkesat ligjore mbi moderimin, ndërsa kompani më të vogla nuk ia arrijnë dot kësaj. Kjo do të ketë një ndikim negativ mbi konkurrencën e lirë, duke u lënë përdoruesve më pak zgjedhje se ku të publikojnë në internet.
Iniciativa e dytë ligjore që dua të përmend këtu po ndërmerret nga Bashkimi Evropian. Së pari, Ligji mbi Shërbimet Digjitale: ky ligj ka disa komponente, por mua më pëlqejnë më shumë ato që duan t’i detyrojnë kompanitë që të jenë më të përgjegjshme, përmes aplikimit të normave të transparencës dhe ankimimit të vendimeve që përmenda më lart. Nga ana tjetër, është shumë shqetësuese Paketa Anti-terrorizëm që duhet t’i nënshtrohet votimit javën e ardhshme. Ky akt ligjor i detyron kompanitë që të marrin masa brenda një ore për denoncimin apo raportimin e terrorizmit në platformat e tyre. Unë besoj se një afat kaq i shkurtër kohor do të ketë një efekt negativ mbi lirinë e shprehjes, duke përfshirë këtu replikën, përpjekjet për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe shprehjen artistike, duke përfshirë edhe satirën.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10